Ora News - Pamje nga vendi i plagosjes me armë zjarri të 34 vjeçarit në Lezhë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në vendin e quajtur " Ura e Prekanit", në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit - Tales, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Doda, banues në Tale.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plagosje-me-arme-zjarri-ne-shenkoll-te-lezhes
Recommended