RTV Ora - U aksidentuan duke ndjekur grabitësit, pamje nga vendi i ngjarjes
  • 5 years ago
#rtvora

Babë e bir janë përfshirë në një aksident në Divjakë, ku si pasojë babai ka humbur jetën ndërsa djali i tij është plagosur.

Sipas policisë aksidenti u regjistrua rreth orës 05:30 të mëngjesit në vendin e quajtur "3 urat"

Ndërkohë burime të RTV Ora bëjnë të ditur që në banesën e viktimës ishte kryer një grabitje dhe 57 vjeçari bashkë me djalin e tij ka qenë duke ndjekur grabitësit, kur makina ka dalë nga rruga.

"Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur "Tre urat" Çermë Sektor, shtetasi Agim Muça 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/divjake-makina-del-nga-rruga-humb-jeten-shoferi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended