Report TV Ekskluzive - Vrasja e Ferracakut, autorët lanë gjurmë në vendin e ngjarjes

  • 6 years ago
Vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku mbi kalë në Shkodër, ka mobilizuar katër oficerë nga struktura ?Forca e Ligjit? në Tiranë dhe dy prokurorë në Shkodër, të cilët janë duke kryer një sërë veprimesh me imtësi, me qëllim dhe shpresën e identifikimit të autorëve të këtij krimi që tronditi Shkodrën. Nga analizimi i një sërë provash dhe materialesh të sekuestruara në vendin e ngjarjes, është arritur në konkluzjonin se dy personat që kanë qëlluar me automatik, nuk kanë qënë profesionistë, kjo për shkak se në vendin ku kishin ngritur pritën kanë lënë shumë prova, që konsiderohen të vleshme për prokurorinë dhe policisë. ?Shqiptarja.com? ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore që bën fjalë lidhur me vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku, ku në këtë material tregohet se pas ekzekutimit në ikje e sipër autorët kanë haruar në vendgjarje dhe një karrikator automatiku të mbushut plot me fishekë. Ky karrikator tashmë është çuar për analizim së bashku me dy paketa dhe një çakmak të gjendur të vendin e krimit.

Ekzaminimi është kryer në institutin e policisë shkencore pranë ministrisë së Brendshme, ku mësohet se janë identifikuar disa gjurmë gishti. Konfirmimi për gjetjen e gjurmëve të gishtit në karikatorin e mbushur me fishekë dhe të lënë në vendgjarje nga autorët e krimit, e konfirmon dhe prokuroria e Shkodrës, por kjo e fundit nuk jep të dhëna se kujt personi i përkasin këto gjurmë gishti. Zbulimi i gjurmëve të gishtit në këtë karikator, dy paketat e çakmak, tregon se prokuroria dhe policia e Shkodrës, janë afër gjetjes së ekzekutorëve të Arjan Ferracakut, i cili u qëlloi teksa po kalëronte në datën 1 shtator 2018. Tashmë prokuroria dhe policia janë futur në një sfidë për gjetjen e personit që i përkasin këto gjurmë gishti, ku shumë gjurmë të rregjistruara në kartotekën kriminale të policisë Shkodër, janë duke u verifikuar me imtësi.

Recommended