Report TV - Elbasan/ Atentat me armë në mes të natës, plagoset 23-vjeçari
  • 4 years ago
ELBASAN- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se si pasojë e breshërisë së plumbave ka mbetur i plagosur Kei Piu , 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai në momentin që ndaj tij është qëlluar me armë zjarri ka qenë në makinën e tij tip 'Range Rover'.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi", ku kanë shkuar forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Dyshohet se ndaj të riut është qëlluar nga një person i cili lëvizte me një makinë fuoristradë që më pas është larguar me shpejtësi. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Recommended