Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë

  • 4 years ago
Ardian Çapja, njeriu kryesor i familjes së njohur në Elbasan i shpëtoi atentatit të tretë paraditen e sotme. 55-vjeçari u qëllua me snajper ushtarak me këmbaleca. Pistat nga u qëllua janë dy; nga brenda një makine pranë vilës së tij, përpara një servisi me fushë pamje, ose nga Kodra e Krastës. Snajperit që kryen qitje deri në 2 mijë metra largësi, që ka goditur Ardian Çapjen i është fshirë numri i serisë. Në atentatin e organizuar me detaje morën pjesë pesë persona. Autorët dogjën makinën e futur ilegalisht me targën e vjedhur në 6 maj në Fushë Krujë dhe u zhdukën. RENEA dhe FNSH blindojnë Elbasanin, deri tani asnjë i arrestuar, vetëm disa të shoqëruar.

Recommended