Ora News - Eksploziv banesës së Gazmir Dacit, dy vjet pasi i shpëtoi atentatit me snajper në Vaqarr

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesës së prindërve të Gazmir Dacit i është vendosur eksploziv gati dy orë pas mesnatës së të enjtes, gati dy vjet pasi ky i fundit i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit.

Policia e Tiranës informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 01:36 në rrugën ?Martin Cami? në Bathore të Tiranës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në katin e parë të vilës tre katëshe që sipas policisë është në emër të XH. D, babait të Gazmir Dacit, Xhevdet Daci.

Policia e Tiranës informoi sot në mëngjes: "Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën ?Martin Cami?, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka patur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Kamerat kapen autorin - Ora 01:31 Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të veshur me një xhup dhe me kapuc që largohet duke vrapuar dhe më pas duket një makinë që largohet. Disa sekonda pasi largohet makina ndodh shpërthimi.

Aktualisht Gazmir Daci ndodhet në burg duke kryer dënimin me 35 vite burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar. Ngjarja ndodhi më 04.11.2015.

Policia sekuestroi keto rpamje filmike.

Familjarët edhe këtë herë i qëndruan larg kamerave por pas tyre thanë se e njohin autorin dhe dyshimet i kanë te familja Kolaveri. Ata i thanë Ora News se kërkojnë takim me Ministrin e Brendshëm ndërsa nga policia kërkojnë identifikimin e autorit dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperthim-eksplozivi-nenje-banese-ne-tirane

Recommended