Report TV - Pamje nga Kodër Krastë dhe të snajperit ushtarak me të cilin u qëllua Ardjan Çapja

  • 4 years ago
Report Tv ka siguruar pamjet e vendit ku është qëlluar me snajper ushtarak ndaj Ardian Çapjes.

Video shfaq pamjet nga Kodër Krastë në hyrje të Elbasanit, ku  autorët kanë qëlluar 55-vjeçarin Ardian Çapja. Zona është një terren mjaft i vështirë me një distancë rreth 200 - 250 metra larg banesës së fisit Çapja.

Gjithashtu Report Tv ka siguruar edhe foto e snajperit ushtarak me të cilën u qëllua Ardian Çapja që u dogj bashkë me makinën 'Vosvagel Sharon' që u përdor për atentatin ndaj tij.

Ai u qëllua me një plumb shumë pranë zemrës dhe se aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ky është atentati i tretë që i bëhet Ardian Çapjes.

Deri tani janë shoqëruar 20 persona dhe se po studion e kamerat e sigurisë që kanë filmuar tre autorët me kaska e armë në duart duke djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Recommended