Ora News – Hetim serialit të ngjarjeve me protagonistë fiset Çapja dhe Çela

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit në Tiranë marrin në dorë dosjet e ngjarjeve të viteve të fundit në Elbasan ku janë përfshirë fiset Çapja dhe Çela. Të gjitha dosjet e këtyre ngjarjeve kriminale dhe ajo e sulmit ndaj policisë më 18 shtator po analizohen për të gjetur elementët e përbashkët të këtij seriali ende të pazbardhur.
Seriali i ngjarjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan ku janë të përfshirë dy fiset Çapja dhe Çela do të rimerren edhe nje here ne analizë nga Prokuroria e Krimeve te Rënda dhe Policia e Shtetit.
Kjo është vendosur një ditë më parë gjatë takimit të bërë për ngjarjen e 18 shtatorit mes prokurorëve që po hetojnë këtë çështje dhe policisë, ku janë analizuar veprimet e deritanishme.
Shqyrtimi i këtyre dosjeve nga një grup i vetëm hetimi i policisë dhe prokurorisë ka për qëllim evidentimin e provave të reja, lidhjen mes ngjarjeve dhe dyshimet se pas krimeve të ndodhura mund të fshihen autorë të njëjtë.
Ndërkohë kallzimi i dorëzuar në prokurori nga avokati i të arrestuarve, të cilët akuzojnë policinë për shperdorim detyre do t?i kalojë Prokurorisë së Tiranës për të kryer verifikimet nese kemi apo jo emelemente te vepres penale.
Ndërkohë, tre të arrestuarit për incidetin tek tregu agro-ushqimor në Elbasan i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda duke kërkuar revokim të masës së sigurisë ?arrest me burg? të dhenë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetim-serialit-te-ngjarjeve-me-protagoniste-fiset-capja-dhe-cela/

Recommended