RTV Ora - Arrestohet Florenc Çapja dhe punonjësit e AMA-s, zbardhen emrat
  • 5 years ago
#rtvora

Operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s i koduar "Krasta" ndërmarrë prej orëve të natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (14 qershor) në qytetin e Elbasanit ka çuar në arrestimin e disa personave mes tyre dhe Florenc Capja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Zv/Drejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtuese e Larte Aida Hajnaj, në një deklaratë për median dha detaje të këtij operacioni hetimet ndaj të cilit kanë nisur një vit më parë.

Policia deklaroi se janë dokumentuar me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura ndër vite për të cilët është arrestuar Florenc Capja, 3 persona janë në kërkim ndërsa 1 person ndodhet i ndaluar në burg për një tjetër vepër penale.

Gjithashtu është goditur edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. Si dhe janë sekuestruar një sërë sendesh të kundraligjshme.

Gjate operacionit eshte ushtruar kontrolle ne 13 ambiente ne pronesi të fisit Çapja.

Burimet thonë se gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa Hekuran Gjeli është arrestuar në flagrancë për armbëmbajtje pa leje. Një prej të shoqëruarve është dhe Ardian Çapja i cilësuar si koka e familjes ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/renea-zbarkon-ne-elbasan
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended