RTV Ora – Florenc Capja lihet në burg për tentativën e vrasjes së ish-policit Mema në 2006

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Florenc Çapjan, Etien Canin dhe Ervis Bardhi.

Çapja u la në masën arrest me burg për akuzën e tentativës së vrasjes së ish-policit, Fadil Mema një krim i ndodhur në vitin 2006. Ndërkohë që Mema u ekzekutua më pas në 2015.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 Janar të 2006-ës. Në atë kohë Mema u plagos në sy të familjarëve të tij. Ndonëse Capja u shoqërua disa herë në polici, por në asnjë moment nuk iu pre urdhër arresti për mungesë provash.

Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Capaj duke nisur sagën e hakmarrjeve.

Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.

Masa e arrestit ndaj Capajt, është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse Çapaj do të jetë po ashtu i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/florenc-capja-lihet-ne-burg-tentativen-e-vrasjes-se-ish-policit-mema-ne-2006
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended