Gjykata greke refuzon ekstradimin e porositesit te vrasjes se ish drejtorit te policise, Artan Cuku
- 5 years ago
Bledar Jambelli personi i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e oficerit të policisë Artan Cuku nuk do të ekstradohet nga Greqia. Mësohet jozyrtarisht se gjykatat e vendit fqinj kanë refuzuar kërkesën e autoriteteve shqiptare. 38 vjeçari u arrestua në Athinë gati një vit pas ngjarjes me qëllim kthimin në vendin ku ai do të përballej me akuzat. Për kryerjen e vrasjes Jambelli kishte kontraktuar Mikel Shallarin, 24 vjeçari nga Kuçova ishte personi që zbardhi të gjithë ngjarjen e rënda.
Ai pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë duke sqaruar se ishte urdhëruar nga 38 vjeçari për të eliminuar komisarin e policisë. Për këtë ai do të paguhej 20 mijë Euro dhe fillimisht i janë dhënë vetëm 3 mijë ndërsa pjesën tjetër do ta merrte pas ekzekutimin të Artan Cukut.
Për këtë ngjarje Shallari u dënua me 10 vite heqje lirie duke qenë se ai fitoi statusin e bashkëpunëtorit. Oficeri i policisë u qëllua me plumba pistolete në hyrje të pallatit të tij në prill të vitit 2017.
Tv Klan