Report Tv-Rikthim në vitet e tmerrit, përkujtohet 21-vjetori i vrasjes se policit Sulovari

  • 6 years ago
Policia e Shtetit dhe Delta Force kanë përkutjuar vrasjen e ish-policit Oltian Sulovari, i cili ra në 1998 në luftë me bandat në operacionin tek Ura e Mifolit. Ish-drejtuesit e policisë së asaj kohe, kanë vlerësuar vendosmërinë e Dëshmorit të Atdheut, e cila e shoqëroi deri në vdekje. Hasan Ahmetaj dhe Artur Seliamaj thanë se ajo kohë është shembull i përpjekjes se si uniformat blu duhet të luftojnë me krimin.

Viti 1997 dhe ngjarjet që pasuan më pas është një nga pikat më të errëta në historinë e Shqipërisë post-komuniste. Periudhë kur bandat kishin më shumë pushtet se policia, armët ishin më shumë në duart e fëmijëve se të rriturve, krismat e tyre më të zakonshme se boritë e makinave. Gati të gjunjëzuara nga krimi, uniformat blu vijuan përpjekjen për të rikthyer qetësinë në vend. Operacionet policiore që dukeshin të destinuara të dështonin që në nisje, patën edhe pasojë të rënda me vrasje efektivësh që ishin në krye të tyre. Njëri nga viktimat e asaj kohë që u vra nën uniformë, në luftë me bandat ishte Oltian Sulovari në aksionin tek Ura e Mifolit në 1998. Dora e krimit qëlloi edhe mbi dy ish-kolëge të tij, të cilit fatmirësisht vetëm u plagosën Sot, fiks 21 vjet me pas, policia e shtetit dhe Delta Forcë përkujtuan dëshmorin e atdheut.

Recommended