1-vjetori i vrasjes se Kacifas shton tensionet në Dropull, Lleshaj: S'presim incidente
  • 5 years ago
Teksa afron data kur bëhet një vit që nga vrasja e ekstremistit grek Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, rrjetet sociale 'vlojnë' si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare.

Së fundmi mediat greke kanë njoftuar se të shtunën në mëngjes (26/10/2019) në varrezat e fshatit Bularat, ku prehet ekstremisti grek Konstantinos Katsifas, do të vijnë grekë të organizuar në shenjë përkujtimi për vrasjen e tij nga forcat RENEA.

Katsifas u eliminua nga RENEA më 28 tetor të viti të kaluar pasi hapi zjarr me kallashnikovin e tij që kishte modifikuar kundër policisë së Shtetit.

Ndërkohë mediat grek hedhin sulme ndaj palës shqiptare duke thënë se 'nacionalistë' shqiptarë po përpiqen të organizojnë protesta kundër ceremonisë përkujtimore të Katsifas.
Recommended