Report TV - Nacionalistë grekë dhe banorët e Bularatit homazhe te varri i Kaçifas
  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Ka nisur në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Banorë të fshatit dhe nacionalistë të ardhur nga Greqia kanë vizituar varrin e tij, ndërsa në orën 11:00 do të nisë edhe ceremonia meshtare në kishën ortodokse të fshatit.

Kontrolle të rrepta janë ushtruar në pikën kufitare të Kakavijës, ku rreth 200 grekë, mes tyre 3 gazetarë, janë ndaluar të kalojnë në Shqipëri pasi ndodheshin në listën e personave 'non grata', të cilëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Një ndër ta ka qënë Panajotis Savidis. (LEXO KËTU) Ndërsa vullnetarisht janë kthyer në Greqi pa u paraqitur fare në sportelin e pikës kufitare 3 autobuzë me rreth 120 shtetas grekë.
Recommended