Report TV - 1 vjetori i vrasjes se Kacifas Lleshaj: Nuk presim incidente
  • 5 years ago
Teksa afron data kur bëhet një vit që nga vrasja e ekstremistit grek Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, rrjetet sociale 'vlojnë' si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare.

Së fundmi mediat greke kanë njoftuar se të shtunën në mëngjes (26/10/2019) në varrezat e fshatit Vouliaratis, ku prehet ekstremisti grek Konstantinos Katsifas, do të vijnë grekë të organizuar në shenjë përkujtimi për vrasjen e tij nga forcat RENEA.

Katsifas u eliminua nga RENEA më 28 tetor të viti të kaluar pasi hapi zjarr me kallashnikovin e tij që kishte modifikuar kundër policisë së Shtetit.

Ndërkohë mediat grek hedhin sulme ndaj palës shqiptare duke thënë se 'nacionalistë' shqiptarë po përpiqen të organizojnë protesta kundër ceremonisë përkujtimore të Katsifas.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Pirro Nase  ka thënë se në të vërtetë asnjë institucion në Bashkinë e Dropullit nuk ka marrë njoftim për një organizim nga pala greke. Gazetari i Report Tv ka mund të intervistojë edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili duke komentuar këtë ngajrje ka thënë se masat e sigurisë do të merren vetëm në rast se është e nevojshme.

Ndër të tjera Lleshaj ka thënë se nuk beson se do të shkojë deri në përplasje pasi populli i Dropullit nuk do të bëhet pre e asnjë provokimi. Sipas Lleshajt nuk është data 26 por 28 tetori është ajo data  që edhe shqipëtarët edhe grekët përkujtojnë rezistencën kundër fashizmit.

" Ne nuk presim incidente. Ne sigurisht që informohemi për të gjitha situatat e sigurisë në vend. Ne shpresoj, jemi të bindur se komuniteti I Dropullit di të bëje zgjedhjet e duhura. Ne vijmë në Dropull shpesh pikërisht sepse I kushtojmë rëndësi marrëdhënieve të mira midis shqiptareve dhe grekëve. Nuk besoj që këto raste të bëhen pretekst për të cënuar këto marrëdhënie që janë kaq të thella dhe aq të qëndrueshme dhe nuk mund të cënohen nga këto raste sporoadike. Sa i përket rastit konkret masa të shtuara do të ketë nëse do të ketë nevojë për masa të shtuara. Nuk mund të themi sot nëse do të  ketë nevojë për masa të shtuara.
Recommended