Top News - Atentat në Elbasan/ Në shenjestër ishte Ardian Çapja

  • 4 years ago
Një emër i njohur për drejtësinë është plagosur paraditen e sotme në Elbasan. Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Krastë. Për pasojë ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes disa personave Ardian Çapja.
Ndërkohë, pas sinjalizimit, Policia me forca të shumta ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke ushtruar konrtrolle të shumta. Forcat e policisë kanë gjetur një automjet të djegur në vendin e njohur si ?Fushë-Mbret?. Në brendësi të makinës ka pasur edhe fishekë, të cilët kanë plagosur edhe një zjarrfikës, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të nxehtësisë plumbat kanë shpërthyer, duke shënuar incidente të rënda. Makina e përdorur nga autorët që plagosën Ardian Çapjan është gjetur në një zonë të pyllëzuar, larg shtëpive të banimit, ndërsa rezulton se targat e mjetit ishin të vjedhura.
Ndërkohë, vetë Ardian Çapja që u plagos nga atentati në Elbasan pranë hotelit të tij në zonën e Krastës është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë. 55-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit për ndërhyrje mjekësore dhe më pas është vendosur që të dërgohet në Tiranë për të marrë mjekime më të specializuara në Spitalin e Traumës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianÇapja#Elbasan#TopChannel

Recommended