Ora News- Elbasan, atentat ndaj fisit Çapja, pas ngjarjes gjendet BMW-ja e djegur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen "Emin Matraxhiu" në qytetin e Elbasanit dhe në shënjestër kanë qenë pjesëtarë të fisit të Çapajve.

Policia lokale sqaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të fisit Çapja.

Policia sqaron gjithashtu se pak minuta më vonë në lagjen "5 Maji" është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip "BMW" me targa të dyshuara të falsifikuara.

Fisi Çapja është i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale, ku shumë anëtarë janë vrarë me armë zjarri për larje hesapesh.

Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të këtij fisi vihen në shënjestër të atentateve. Fatmirësisht, kësaj here nuk ka viktima.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-elbasan

Recommended