Report TV - Vlorë/ Gjendet një pako me tritol në zonë të banuar, policia rrethon vendin e ngjarjes

  • 4 years ago
VLORË- Mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 është vendosur tritol në një trotuar në lagjen "28 nëntori". Tritoli është pikasur nga vet pronar të lokalit dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Pakoja e dyshimtë me 20 gram lëndë plasëse tritol ishte shumë pranë një kopshti privat, një lokali dhe pallateve, pra në zona të banuara. Policia ka rrethuar zonën dhe ka lëvizur pakon dhe tritoli nuk ka plasur. Ende nuk dihet kush ka qenë subjekt i vendosjes së tritolit pasi pakoja është gjetur në trotuar.Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended