Sorollati për 6 vite qytetarin/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës Durrës: Halabak
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Kreu i qeverisë fton qytetarët t'i drejtohen platformës dixhitale shqiperiaqeduam.al për çdo shqetësim të tyre pasi trajtimi për t'i dhënë zgjidhje do jetë me përparësi. Mjaftojnë pak minuta tha Rama për të adresuar problemin dhe menjëherë angazhimi i institucioneve respektive do jetë maksimal. Mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje si dhe kanë përfituar përmes platformës në një kohë kur disa vite më parë u duhej të endeshin nëpër zyrat e institucioneve duke larguar gjithnjë e më shumë zgjidhjen. Platforma online, tha Rama, është ilaçi i një sëmundje jo normale siç është burokracia.

Shembullin konkretet sesi burokracia ka penalizuar qytetarët ndër vite, duke iu mohuar të drejtën e tyre, Rama solli drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, i cili u denoncua nga emisioni investigativ "Fiks Fare" teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari. Drejtori i ishte drejtuar qytetarit me fjalët ?meqë u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama?, duke refuzuar t?i përgjigjet shqetësimit të qytetarit.

Në takimin e sotëm, disa qytetarë prezantuan zgjidhjet që ata kanë marrë nga platforma shqiperiaqeduam.al.
Recommended