Report TV - 'E durova 30 vite, nuk mban më'! Burri vret gruan me levë në Durrës

  • 4 years ago
Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen me dy viktima, një tjetër krim në familje ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e sotme, ku burri vrau gruan me levë. Ruzhdi Tosuni 63-vjeç vrau Hajdie Tosunin 59-vjeçe pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë duke u dorëzuar. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se 63-vjeçari pas krimit të rëndë ka ulur qepenin duke pritur policinë. Çifti i komunitetit egjiptian ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit.Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 59-vjeçares. Dyqani i çiftit 'Ruzhdiu' pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e policisë dhe kalimtarët e rastit, të tronditur për krimin në familje. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes.

Recommended