Vret gruan në dyqan/ Durrës, bashkëshorti e qëllon me levë në kokë
  • 4 years ago
Pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, 63-vjeçari Ruzhdi Tosuni vrau duke e goditur disa herë me një levë hekuri bashkëshorten e tij 59-vjeçare, Hajdien, nënë e tre fëmijëve.


Ngjarja ndodhi në dyqanin e metrazheve që mban emrin e autorit, pranë pallatit të sportit në Durrës.

Autori ka përdorur një levë hekuri për të goditur gruan e cila nuk mundi t?i mbijetojë plagëve të marra. Pas vrasjes, autori ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur mbërritjen e policisë duke pranuar krimin e rëndë. Pak pas krimit, në vendngjarje ka mbërritur dhe një nga vajzat e çiftit Tosuni.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se bashkëshortët se ishin në konflikt prej kohësh me njëri-tjetrin. Flitet se çifti ishte ne konflikt për shkak të borxheve dhe një marrëdhënieje jashtëmartesore që kishte autori. Për të mbuluar borxhet kërkohej shitja e dyqanit që e ka acaruar më tej konfliktin mes tyre deri në vrasje.

Por priten hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e vërteta të këtij krimi të rëndë në familje. Dhuna në familje mbetet një problem tepër shqetësues në Durrës. Në fillim të këtij muaji një tjetër grua humbi jetën e vrarë nga bashkëshorti në Xhafzotaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasje#Durres#TopChannel
Recommended