Rama pas denoncimit të qytetarit, shkarkon kreun e hipotekës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Platforma e bashkëqeverisjes vijon te jete mekanizmi kryesor me te cilin qeveria kërkon te ndaloje korrupsionin ne administrate dhe t?i jap sorollatjes se qytetareve. Dhe viktima me e fundit e ankesave ishte kryetar i Hipotekës se Fierit.



E vërteta është qe vjehrri jo vetëm qe ka marrë dokumentin ka shkarkuar dhe drejtorin e hipotekës se Fierit dhe po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç për te cilin ju sollët dëshminë, por kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje te pronësisë ne token bujqësore, kur pashë këtë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin e hipotekës se Fierit dhe thellimin e procesit administrativ për te gjithë këtë lloje zvarritje.



Kreu i qeverise nuk kurseu sulmet ndaj bashkive, te cilat nuk u kthejnë përgjigje ankesave te qytetareve.



Kemi problem me njësite vendore, nëse do bënim një bilanc te punës se platformës, puna çalon vetëm tek një rubrike qe është rubrika e pushtetit vendor, pasi ka bashki qe nuk denjojnë te përgjigjen. E kam thënë dhe e përsëris, qe do te detyrohem te flas me emra dhe mbiemra, sepse ne nuk mund te mbajmë dot përgjegjësitë për çfarë nuk na takon. Nëse nuk denjojnë te përgjigjen, nëse ka bashki qe i ndajnë qytetaret ne tanët dhe te atyre dhe s?duan t?ia dine fare, apo nuk duan te përgjigjen për inat te platformës. U beje thirrje te gjithë kryetareve te bashkive, sidomos atyre te krahut tjetër qe te marrin masa dhe te përgjigjen qe mos te thonë pastaj po sulmohemi politikisht.



Rama edhe njëherë i beri apel te gjithë qytetareve qe ti adresohen platformës se bashkëqeverisjes si rruga me e shkurtër dhe me e drejtpërdrejt për te gjetur zgjidhjen e problemeve te tyre.
Recommended