Ora News - Gjonaj përshëndet arrestimin e drejtorit të Hipotekës dhe inspektorëve të AKU
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj, përshëndeti arrestimin e kreut të Hipotekës Shkodër dhe inspektorëve të AKU-së në Durrës.

Gjonaj: Jam këtu për të përgëzuar bashkëveprimin mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat janë konkretizuar sot me ndalimin e Regjistruesit të ZVRPP Shkodër dhe një specialisteje të këtij institucioni.Por jo vetëm ky rast. Një sërë operacionesh të finalizuara me sukses ditët e fundit janë frut i bashkëpunimit midis strukturave antikorrupsion, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.Mjafton të përmendim ndalimin nga Policia e Shtetit të dy punonjësve të AKU-së në Durrës,

të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të korrupsionit, të një tjetër punonjësi të ZVRPP Shkodër dhe dy shtetasve për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për të vërtetuar efektshmërinë në rritje të forcës goditëse të shtetit kundër korrupsionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-pershendet-arrestimin-e-drejtorit-te-hipotekes-dhe-inspektoreve-te-aku
Recommended