Pas shkarkimit të kryeregjistrueses, Gjonaj kalon në filtër stafin e Hipotekës Kavajë: 17 masa
  • 5 years ago
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion deklaroi sot se pas shkarkimit nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, ka kaluar në sitë të gjitha praktikat. Ajo thotë se janë konstatuar shumë shkelje në trajtimin e dosjeve dhe për këtë shkak ka rekomanduar 17 masa të tjera për punonjësit, vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 11 specialistë dhe vërejtje me shkrim për 6 specialistë të kësaj zyre. Gjonaj thekson se me hyrjen në fuqi të ligjit për ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila do të fillojë punë së shpejti, 'do t?u kursejmë qytetarëve sorollatjet e panumërta, sa nga një institucion në tjetrin'.

Deklarata e plotë
Pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes ?Shqiperiaqeduam.al? Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të Drejtësisë, nr.prot.3981, datë 10.04.2018,

?Për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha aplikimeve të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve?, si dhe verifikimin e cilësisë dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit, që kryhen nga ky institucion.

Nga kontrolli i Task Forcës Antikorrupsion janë evidentuar shkelje si në vijim:

Nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara në urdhrin nr.995, të kryeregjistruesit, për afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Sistemi online i menaxhimit të aplikimeve nuk pasqyron situatën reale të praktikave të trajtuara ose jashtë afatit, për faktin se sistemi nuk administrohet/përdoret në të gjitha fazat e tij nga specialistët e ZVRPP Kavajë.

Si dhe janë gjetur një numër i madh dosjesh/ praktikash të vjetra të prapambetura e të patrajtuara.

Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, për shkelje të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës prej saj, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore:

?Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna? për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë.

?Vërejtje me shkrim? për 6 specialistë të kësaj zyre.

Gjithashtu, janë rekomanduar edhe masa administrative për rregullimin e veprimtarisë së brendshme të institucionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Dua të sjell në vëmendje të qytetarëve, se me hyrjen në fuqi të ligit për ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila do të fillojë punë së shpejti, do t?u kursejmë qytetarëve sorollatjet e panumërta, sa nga një institucion në tjetrin.

Gjithashtu, kontrolle periodike po ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Në datën 20.03.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë materialet procedurale, për një ngjarje t...
Recommended