Vlorë, i marrin objektin me dokumente false, avokati Ismailaj: Kallëzim punonjësve të hipotekës
  • 5 years ago
Problemet e pronësisë janë gangrena më e madhe me të cilën përballen qindra qytetarë në vendin tonë. Rasti më i fundit është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara pretendohet se po i merret banesa shtetasit Sokol Muharremi. Avokati Gramos Ismailaj shprehet se me një vendim të vitit 2013 bazuar në dokumente të falsifikuara, përmbarimi po nxjerr nga shtëpia një familje e për t?ja dhënë objektin dikujt tjetër.

"Është një titull ekzekutiv i nxjerrë në 2013 për lejim dorëzim sendi për këtë titull, klienti im Sokol Muharremi është njoftuar në 2018, me një letër të përmbarimit i cili kërkoi dorëzimin vullnetar dhe më tej dorëzimin e detyruar të sendit. Ky vendim rezulton në listën e vendimeve të djegura të Bashkisë në 97'. Atje fillojnë dyshimet tona të para për falsitetin e këtij vendimi" tha avokati, Gramoz Ismailaj

Për këtë çështje është bërë edhe një kallëzim në prokurori për shpërdorim detyre të punonjësve të hipotekës, dhe në bazë të këtij hetimi, avokati Ismailaj kërkon pezullimin e procedurave. "Flasim që të bëhet një urdhër pezullimi deri në përfundimin të hetimeve. Rezulton që klienti im të dalë jashtë shtëpisë referuar kësaj certifikate dhe këtij vendimi, të cilat janë ngritur mbi një histori të falsifikuar dhe dokumenteve të falsifikuara. Po kërkojmë të pezullojmë këtë hetim nga Prokuroria. Kemi vërtetuar se gjithë kjo dosje është ngritur mbi dokumente të falsifikuara" përfundoi avokati Gramoz Ismailaj. Ekzekutimi i vendimit ka sjellë edhe përplasje mes banorëve dhe përmbarimit privat, ku situate është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.
Recommended