Abuzimi me pronat-përgjimet/ Gjevi Ndoka urdhër punonjësit të Hipotekës: Pjesën e Ronës kape krejt
  • 6 years ago
Nga dosja e Prokurorisë që ka sjellë për herë të parë ekskluzivisht Report Tv zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës. Sipas burimeve të ?Shqiptarja.com? Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i ?Ranës së Hedhun? kanë dalë biseda me Ndokajt që dekalrohen si pronarë të kësaj zone.

Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet ?Pjesën e Ronës kape krejt, q? motrën?, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.
Recommended