Report TV - Abuzimi me tokën,vetëdorëzohet ish-kreu i Hipotekës në Kavajë

  • 6 years ago
Vetëm dy ditë pas skandalit të zbuluar në Kavajë, ku zyrtarë të lartë të Hipotekave ishin përfshirë në një rrjet të gjerë korrupsioni të tjetërsimit të tokës, është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi.

Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për 8 zyrtarë të hipotekës së Kavajës, të cilët kishin falsifikuar dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 hektarë tokë në Spille te disa persona. të përfshirë në këtë skandal ishin 11 persona, mes të cilëve 6 ishin arrestuar dhe 5 të shpallur në kërkim.

Mes të shpallurve në kërkim ishte dhe Seid Cikalleshi, i cili rezulton të jetë vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja. Cikalleshi është vetëdorëzuar ditën e sotme, ndërkohë që po zhvillohet verifikimi i masave për ata që janë me masë sigurie ?arrest me burg?. Ndërsa, ditën e nesërme do të bëhet masa për ata që ishin me urdhër-ndalimi.
Pjesë e këtij rasti korrupsioni ishin edhe zyrtarë të tjerë, mes të cilëve dhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Recommended