Vëtedorëzohet ish-kreu i hipotekës në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi. Ky i fundit ishte në mesin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar për përvetësimin e hapësirës së madhe të tokës, gjatë viteve 2013-2016.Cikalleshi ka qenë drejtori i Hipotekës, ndërsa tani mban postin e drejtorit të Ujësjellësit të Kavajës.Ndërkohë këtë të enjte gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarët. Kërkesa për lënien në qeli të të arrestuarve u bë nga Prokuroria e Kavajës, me argumentin se ekzistojnë provat e shpërdorimit te detyrës.Të martën Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për 11 zyrtarë të hipotekës, nënprefektin e Tiranës dhe drejtorin e ALUIZNI-t në Kavaje.Te arrestuarit akuzohen se falsifikuan dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 hektarë tokë në Spille te disa persona. Përftuesit nga kjo skemë janë familjarë të afërt të ish-drejtuesve lokalë në Kavajës, duke filluar nga ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe ish-kryetari i degës së PS, Gentjan Daja, si dhe të afërm të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja. Nga kjo shkelje përfituan tokë 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kishin dijeni dhe nuk kishin bërë asnjë kontratë shitje. Me pas prona kaloi tek te tretet.

Recommended