Ora News - Ish-drejtori i Hipotekës Shkodër mohon akuzat por gjykata e lë në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-drejtori i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, i vënë në pranga me dyshimin se merrte 5 mijë euro për praktika korruptive do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit. Gjykata e Shkodrës pas një seance prej më shumë se 2 orë e gjysmë, vendosi të lërë në arrest shtëpie juristen e Hipotekës të akuzuar si bashkëpunëtore.

Gjykata e Shkodrës nuk i ndryshoi masës e sigurisë, atë të arrestit me burg drejtorit të shkarkuar të Hipotekës Zamir Leka, ndërsa arrest shtëpie për juristen Frida Mirashi të arrestuar me akuzën e korrupsionit.

Në seancën maratonë të së premtes që zgjati afro 2 orë e 30 minuta, trupa gjykuese e kryesuar nga Izabela Radovani ndoqi me detaje pretendimet e palëve, si të prokurorisë, ashtu edhe të avokatëve mbrojtës.

Burimet i thanë Ora News se vetë Leka në fjalën e tij ka thënë përpara gjykatës se ai personalisht nuk ka patur asnjë dosje në zyrë, por të gjitha janë administruar nga juristët.

Gjithashtu ai mohoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka shpjeguar procedurën që ndiqet në dhënien e çertifikatave të pronësisë.

Akuzat i mohoi edhe juristja Mirashi. Përmes avokatëve ata kërkuan masa më të lehta sigurie, me pretendimin se janë persona që nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbetet-ne-burg-ish-drejtori-i-hipotekes-shkoder

Recommended