Report TV - Merrte 5 mijë € ryshfet, drejtori i Hipotekës në Shkodër me pranga në duar në gjykatë

  • 6 years ago
SHKODER- Drejtori i Hipotekës, Zamir Leka ka dalë para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit për korrupsion dy ditë më parë. Report Tv siguron pamjet e momentit kur Leka futet në gjykatë me pranga në duar. Ai u arrestua së bashku me juristen e ZRVPP, Frida Mirashi.

Arrestimi dy ditë më parë
Sipas burimeve të Report Tv, drejtori ndodhej në zyrat e Hipotekës në momentin e arrestimit. Leka u arrestua 10 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës. Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që kanë qenë në detyrë në këtë hipotekë.

Arrestimi i titullarit dhe punonjëses lidhet drejtpërdrejt me arrestimin e 7 ditëve më parë, ku u arrestuan një jurist dhe një specialist i Hipotekës Shkodër, bashkë me sekserin dhe bashkëpunëtorin. Hetimet kanë nisur që më 30 gusht dhe janë finalizuar në aksionin e 21 shtatorit dhe në arrestimet e sotme.

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësoi se drejtori Zamir Leka ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.

Recommended