Ora News - Basha ultimatum drejtorit të Policisë së Shkodrës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës që të japë dorëheqjen nga detyra, pasi në të kundërt sipas tij, do të jetë përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Basha tha se policia e Shkodrës është gjunjëzuar përballë krimit.

Basha: "Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. Sot kam një thirrje për drejtorin e qarkut të Shkodrës; jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë për ndryshe do të jesh njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për këtë gjendje. Në qoftë se nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëse nuk guxon të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër kriminelëve, përkundrazi i shoqëron ata me blinda dhe furgonë policie, atëherë e vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale dhe penale është largimi yt dhe i çdo oficeri tjetër që nuk zbaton dot ligjin dhe nuk shtyp dot krimin për një arsye të thjeshtë sepse krimi ua ka marrë kalanë nga brenda".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ultimatum-drejtorit-te-policise-se-shkodres
Recommended