Pranga efektivit te policise se Shkodres
  • 5 years ago
Një tjetër rast i rëndë shantazhi dhe abuzimi ndaj të miturve. Kësaj radhe autori është një efektiv policie. Berhan Bajrakurti, specialist në njësinë Gruemirë, dyshohet se përndiqte dhe i bënte shantazh një 15-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale. Videoskandali është publikuar nga mediat online, ku shfaqet punonjësi i policisë që kryen veprime të turpshme ndaj të miturës, përmes rrjeteve sociale.

Kanë qenë familjarët që e denoncuan rastin, pasi kanë parë videot në telefonin e vajzës, që inspektori i policisë i kishte dërguar duke e ngacmuar seksualisht. Ne video Bajrakurti shfaqet duke bërë veprime të turpshme, i veshur madje dhe me uniformën e policisë.

Familjarët kanë treguar se sëbashku me të miturën janë përndjekur dhe kërcënuar nga polici që të mos denonconin. Ata kanë shkuar në komisariatin e policisë, ku denoncojnë se nuk janë pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i ka kërcënuar, më pas e denoncuan rastin në media. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit duke vënë në pranga specialistin e policimit në komunitet, Berhan Bajraktari.

Tv Klan
Recommended