Analiza vjetore e Policisë së Shkodrës, Veliu kritika të forta: Zbardhni vrasjet e 2018-ës
  • 5 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka qenë i pranishëm këtë shtunë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por burimet e Report Tv bëjnë me dije se Veliu është treguar kritik ndaj Policisë së Shkodrës.

Ai ka kërkuar në mbledhjen e cila zgjati 3 orë, zbulimin e vrasjeve që tronditën këtë qytet vitin e shkuar, duke filluar nga Arjan e Fatos Ferracaku, Boran Bercana e Silvi Ndoci.

Pas këtij takimi me strukturat, Veliu nuk ka pranuar të japë një deklaratë zyrtare.
Recommended