Vrasjet e Shkodrës në ‘Repolitix’ në Report TV, rekord audience në puntatën e parë
  • 6 years ago
Emisioni Repolitix në televizionin Informativ Report Tv te drejtura nga Denis Minga ka shënuar rekord audience mbrëmë në puntatën e parë për këtë sezon, kur kryefjalë ishin vrasjet e fundit në Shkodër. Në studion ishte gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha, i cili solli detaje dhe foto eksluzive për vrasjen e biznesmenit, Arjan Ferracaku.

Gazetari Hoxha argumentoi se autorët kishin gabuar objektiv pasi synimi i tyre ishte eleminimi i Asmer Bilalit, dhe jo i Ferracakut, por veshja si coëboy i ka ngatërruar vrasësit. Emri i Asmer Bilalit rezulton të jetë mes të arrestuarve.

Emisioni Repolitix ka nisur në orën 20:30 dhe deri në përfundim në orën 22:10 ka shënuar rekorde audience.

Siç duket dhe në fotot e shkëputura në kohë reale në Telemetrix, aktualisht sistemi i vetëm i matjes së audiencës që funksionon në Shqipëri, televizioni ?Report tv? kryeson audiencën në raport me gjithë televizionet informative, që dukshëm janë poshtë tij gjatë gjithë kohës.
Recommended