Emërimi i drejtorëve/ Debate të forta në PS-në e Shkodrës

  • 5 years ago
Debate të forta mes anëtarëve të Partisë Socialiste kanë përfshirë mbledhjen e sotme mbi emërimin e drejtorëve në Shkodër.


Mbledhja në fjalë e kryesisë së PS-së u drejtua nga i deleguari Arben Pëllumbi, gjithashtu edhe koordinator i Shkodrës.

Sipas tij, në një deklaratë për mediat, situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti i Republikës, i cili duhet tashmë të caktojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër; mundësi tjetër nuk ka.

?Presidenti duhet t?i drejtohet KQZ, për t?i kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, priste 13 tetorin. Tani 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do t?i kërkohet që të caktojë një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Bashës ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në ç?tensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, por ky bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është Komisioni Zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materializojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha opozitarë, të cilët dolën nga sistemi, ndërmorën një akt ekstrem, i cili rezultoi i dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, çfarëdolloj zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë mazhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijm ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë i dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na I ka bërë as sistemi, as kodi, na I ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raport me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvëndëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vë...

Recommended