OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani
  • 4 years ago
TIRANE - Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dorëzuar kërkesën me shkrim dy personave të tjerë të dënuar më parë nga drejtësia në Gjermani dhe në Belgjikë, për të dorëzuar auto-deklaratën për pasuritë e tyre. Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe Albert Lame Kochsiek, i dënuar në Gjermani për trafik droge do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave.

Më tej OFL i dorëzon dosjen Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka 15 ditë kohë për të kaluar në Gjykatën Speciale, për masë sekustroje ndaj pasurive që dyshohet të kenë burim të ardhurash nga krimi. 

Pllanaj, i shpetoi policise duke u fshehur pas 'imunitetit' te deputetit

Bardhok Pllanaj është cilësuar si "Kumbari i Shkodrës". Për të, Operacioni "Forca e Ligjit", tha se është i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Por Pllanaj ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për "pastrim parash", 'falsifikim dokumentesh' dhe 'ndërtim pa leje'. Ai ka rënë në pranga në vitin 2018, pasi dyshohej se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh në Shkodër në lagjen ?Dobraç?, me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi, objekt në vlerë rreth 2 milionë euro për të cilin ishte vendosur sekuestro preventive.

Më herët, në vitin 2014 ai është akuzuar për trafik të drogës, por i shpëtoi arrestimit. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku. "Kumbari i Shkodrës" u fsheh në makinën e Frrokut, për t'iu shmangur arrestimit nga policia pasi Frroku, deputet në atë kohë kishte imunitet. Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë.

Në operacionin "Laguna e Vilunit" më 30 shtator 2014 ku u sekuestruan rreth 804 kg, ranë në pranga 7 persona. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka e trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj, por ai u lirua nga akuzat për mungesë provash.

Albert Lame Kochsiek i denuar ne Gjermani per trafikun e kokaines mbi 400 milione euro

Albert Lame Kochsiek, është pjesë e bandës me shqiptarë të arrestuar në Gjermani me kokainë, të cilën e sillnin nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane. Albert Lame Kochsiek,  i cili zyrtarish sot mban mbiemrin e bashkëshortes, Kochsiek, cilësohej si koka e bandës së trafikantëve shqiptarë, të arrestuar në 2019-ën, tashmë të dënuar. Teksa ai ndodhet në burg në Gjermani, në Shqipëri, OFL 'i është vënë pas' për pasuritë e tij, të cilat ka dyshime të jenë investime përmes parave të drogës.
Recommended