Basha: PS e Shkodrës drejtohet nga Tom Doshi, ja kush mbledh vota për të
  • 5 years ago
Pas mbledhjeve të fundit të degës lokale të Partisë Socialiste në Shkodër, ku u bënë paraprakisht propozimet për kryetar të Këshillit Bashkiak në Shkodër para konstituimit të këtij këshilli, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Bashës, PS në Shkodër ka vendosur sipas dëshirës së deputetit Tom Doshi, dhe se ky i fundit drejton këtë parti.

Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetet sociale, nxjerr edhe emrin e një tjetër personi, që sipas tij, ka siguruar votat në Velipojë dhe që është ortak i Tom Doshit. Bëhet fjalë për Pëllumb Gjokën ku sipas Bashës mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës. Sipas Bashës Rama është vetë krimi në vend dhe përbën rrezik daj duhet larguar.

Kujtojmë se ditën e djeshme mes tensionesh të krijuara nga PD u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës ku kryetare e këtij Këshilli është zgjedhur Brisela Kadia me 42 vota pro, ndërsa dy prej tyre janë shpallur të pavlefshme. Po ashtu në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e tjerë. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.
Recommended