RTV Ora - Shpërndante ekstazi në shkollat e universitetin e Shkodrës, në pranga 24-vjeçari
  • 5 years ago
#rtvora
900 tableta të dyshuara lëndë narkotike ekstazi që shpërndahej pranë shkollave dhe Universitetit të Shkodrës është sekuestruar nga Policia gjatë një aksioni që vuri në pranga një 24 vjeçar.

Ky është momenti i arrestimit të një shpërndarësi të drogës ekstazi mes të rinjve të Shkodrës.

I identifikuar si Marketin Koça, 24 vjeçari u kap me 310 tableta drogë sintetike që sipas policisë e shpërndante në afërsi të gjimnazeve dhe Universitetit.

Ai e ushtronte këtë veprimtari prej kohësh, saqë policia e Shkodrës e ka ndjekur dhe përgjuar për tre muaj deri sa e vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar ?Pedonalja?.

Për këtë qëllim, i riu që nuk është banor i Shkodrës, mbante një shtëpi me qira të cilën e kishte kthyer në magazinë të drogës sintetike.

Gjatë kontrollit aty, policia gjeti 680 tableta ekstrazi të ndara në 11 qese farmaceutike, të gatshme për të shpërndarë mes të rinjve.

Në total gjatë operacionit u sekuestruan 900 tableta.

Policia thotë se kishte marrë informacion në rrugë operative për përmasat e shpërndarjes së drogës sintetike rreth gjimnazeve dhe Universitetit të Shkodrës.

Hetimet ndërkohë janë përqëndruar për të zbuluar persona të tjerë në këtë veprimtari.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperndante-ekstazi-ne-shkollat-e-universitetin-e-shkodres-ne-pranga-24-vjecari
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended