Report Tv- 2 zjarre në Fier dhe Mallakastër, zjarrfikësit shuajnë flakët

  • 6 years ago
Fier-Stina e verës ka sjellë dhe zjarret e para, të cilat në ndryshim nga vitet e shkuara nuk kanë prekur terrenin e vendit, por banesa të ndryshme. Çdo ditë regjistrohen raste sporadike të banesave të cilat për shkak të pakujdesisë, sistemit elektrik apo edhe rrjedhjeve të gazit janë përfshirë nga flakët. 2 banesa janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit në Fier dhe Mallakastër, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri i parë ka rënë rreth pasdites në Mallakastër në apartamentin e Gjergj Selmanajt në katin e 4 të një pallati, teksa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe për 20 minuta kanë vënë flakët nën kontroll.

Report Tv sjell video eksluzive të momenteve kur punonjësit e zjarrfikëses ndodhen brenda duke u përpjekur të shuajnë flakët. Në foto duket komandanti i stacionit të zjarrfikëses Mallakstër, Jonuz Murataj pak momente pasi zjarri është vënë nën kontroll.

Recommended