Report Tv-Krishtlindje në Fier dhe Vlorë, dëbora zbardh Korçën dhe Kukësin
  • 5 years ago
Krishtlindjet për këtë vit e kanë gjetur Korçën të zbardhur nga dëbora. Peisazh fantastik në qytetin e serenatave, që këtë vit e priti Lindjen e Krishtit nën flokët e dëborës.

Dëborë ka rënë edhe në Kukës, ndërkohë që pamje për të mos u humbur vijnë nga Vlora dhe Fieri, ku qendrat e dy qyteteve janë zbukuruar duke sjellë atmosferën e festave në çdo shtëpi.

Për më shumë shijoni fotogalerinë e Shqiptarja.com për Krishtlindje 2018 në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Recommended