Ora News –Dëbora zbardh Korçën dhe Kukësin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të ndërrimit të viteve, në qytetin e Kukësit kanë nisur reshje të dendura bore, ndërkohë që temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar një rënie të theksuar në krahasim me ditët e kaluara.
Bora ka nisur në orët e mesditës së mërkurë duke bërë që qytetarët e Kukësit ta shijojnë borën e parë për dimrin e këtij viti.
Me nisjen e reshjeve të borës, policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen më të kujdeshëm, duke vënë pajisjet dimërore për të qarkulluar pa probleme nëpër rrugë. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku tetë mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.bora ka rënë edhe në zonate thella si stanet e Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës,etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debora-zbardh-korcen-dhe-kukesin/

Recommended