Ora News - Fenomeni i rallë, malet e Kukësit dhe Sharrit zbardhen nga dëbora
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Dimri duket se jetë vit do të trokasë me shpejt në verilindje.

Bora e pare e këtij viti zbardhi manat e Gjalicës, Koretnikut, por edhe malet e Sharrit në Kosovë.

Megjithëse në sasi të pakët, bora zbriti pas mesnate për shkak të temperaturave të ulta që përfshinë verilindjen, menjëherë pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Duket se veç zbardhjes së maleve, bora ndikoi edhe në përmirësimin e situatës pas reshjeve.

Kthjellimet dhe dielli i zunë vendin vranësirave e reshjeve të dendura të shiut që mbajtën zonën për tre ditë me radhë.

Kjo verë e pazakontë do të mbahet mend gjatë për thatësirën e tejskajshme, temperaturat e larta deri në këtë fund-shtatori e mungesë reshjesh.

Në fakt, reshjet dhe rrebeshet e shiut në këto tre dite, krahas problematikave që sollën në infrastrukturë dhe energji elektrike, dhanë efektet e tyre në përmirësimin e situatës hidrike në vend.

Kështu, prurjet e lumenjve që furnizojnë liqenin e Fierzës shënuan 240 metër kub ujë në sekonde, ndërsa kuota e liqenit të Fierzë u rrit ne 272,8 metra mbi nivelin e detit e me tendencë rritjeje në orët e ditët në vijim.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/fotot-fenomeni-i-ralle-malet-e-kukesit-dhe-sharrit-zbardhen-nga-debora/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended