Ora News - Mes gomave dhe mbi kamion, shqiptarët tentojnë me çdo kusht të ikin nga Shqipëria

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët vijojnë të gjejnë mënyrë qoftë dhe klandestine, duke vënë dhe veten në rrëzik me një qëllim të vetëm, të largohen me çdo kusht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të fshehur poshtë kamionit, midis gomave, apo në kabinën e shoferit, ose dhe brenda kamionit ata tentojnë të largohen nga porti i Durrësit drejt Italisë duke paguar shoferët e kamionëve nga 1500- 2500 euro.

Policia e Durrësit ka zbuluar sot disa nga këto raste

Dibrani u fsheh poshtë kamionit, tjetri izolohet brenda

Një 22 vjeçar lindur në Dibër u gjet i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë. Policia e zbuloi gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve. I riu i identifikuar me inicialet D.S u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë"

Po kështu rreth orës 17:58, të së dielës, 18 nëntor, gjatë kontrollit të një tjetër kamioni, me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë u gjet brenda i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

23 vjeçari edhe pse ishte deportuar nga Norvegjia nuk hoqi dorë nga largimi, këtë herë tentativa e dytë ishte Italia.

"Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini." Informon policia e Durrësit.

Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Kosovari pagoi 1500 euro

Për një udhëtim më komod, jo si ai poshtë rrotave, duhet të paguash. Një 37 vjeçar nga Kosova i identifikuar me inicialet G.T, 37 vjeç, kishte paguar shoferin e kamionit 1500 euro dhe ky i fundit e kishte fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit.

Ai u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit, me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë.

"37 vjeçari do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro." Informon policia e Durrësit.

Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Edhe adoleshenti kërkon të ikë

Adoleshenti Z.C, 17 vjeç lindur në Shijak është ndaluar teksa po kalonte në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mes-gomave-dhe-mbi...

Recommended