Militantët e PD kërkojnë të hyjnë në bashkinë e Devollit, Basha: T'i shporrim me çdo kusht
  • 5 years ago
Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur në Devoll ku ka thënë se kjo bashki është uzurpuar nga ajo që ai e quan banda kriminale e Partisë Socialiste. Ky takim i Bashës me militantët e PD në Devoll vjen një ditë pasi kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro shkoi dhe u vendos në zyrën e tij të re në godinën e bashkisë së Devollit.

Në mbështetje të Bashës kanë shkuar edhe një grup militantësh që e mbështesin duke kërkuar që bashkia të lirohet nga kryetari i ri Eduard Duro.

"Kam kënaqësinë të ndodhem në këtë manifestim të madh të Demokracisë dhe vendosmëris poër të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor nga një bandë që është në pushtet. Pakica kriminale ka uzurpuar bashkinë e Devollit, shumë shpejtë do ta shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe nga Shqipëira. Hajduteskë...me pushtimin e bashkisë si hajdutë me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për të vendosur mbi 94% të qytetarëve të Devollit. Rama dhe sozitë e tij kanë shkruar fatin e tyre ne Devoll dhe në mbar vendit. Fati i tyre është ai që pret cdo hajdut. Shporrjja me çdo kusht me çdo mjet me çdo formë. Kjo është dhunë antikushtetuese kriminale dhe antiligjore. Keqardhje për përdorimin e policëve duhet të arrestonin hajdutin. Nëse i njëjti fat do ti pres hajdutët në Shqipëri. Hajdutët i kanë bërë llogaritë në ditët e fundit të Korrikut. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të realizojnë vjedhjen. Nuk do të qeverisin dot asnjë ditë. Sot në Devoll, Kavajë Pogradec, Kamëz e në të gjithë Shqipëirnë... Do të përballen me vendosmërinë tonë. Edhe në tiranë. Rrëzim i këtyre hajdutëve. " ka deklaruar Basha.

Më pas militantët e PD kanë thirrur emrin e kryebashkiakët në ikje, Bledjon Nallbati ndërsa po mendohet që ata të hyjnë si grup brenda ambienteve të bashkisë.
Recommended