Ora News – Energjia me Kosovën, Malaj: Shqipëria duhet ta vendosë kusht për çdo negocim me Serbinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Financave Arbem Malaj tha se sistemi energjitik me Kosovën duhet të vihet kush për çdo negocim me Serbinë. Në studion e lajmeve të Ora News, i pyetur për se pse nuk ka funksionuar bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, Malaj tha:

Malaj: Unë besoj se varet si konceptohet. Ka një problem, kryesore është furnizimi me energji në të dyja ekonomitë. A do kishim ne një sistem energjitik të përbashkët ? A janë bërë përpjekje për të lehtësuar importet dhe eksportet e energjisë mes dy vendeve? Po! Po a ka aktualisht një pengesë për një investim të bërë që pengohet nga Serbia dhe që pala shqiptare me të drejtë duhet ta vendosë kusht për çdo negocim me shtetin e Serbisë. Pra ajo duhet të heqë një pengëse mbi një investim që është bërë për lehtësimin e import ? eksporteve Shqipëri ? Kosovë. Që më tepër që burimi i energjisë në Kosovë është nga qymyri dhe në Shqipëri është nga uji. Mundësia që këto dy sisteme të plotësojnë njëra-tjetrën në periudha të vështira është më e lehtë sesa në këtë sistem që kemi aktualisht. Kur themi që kemi ekonomi të përbashkët është që a kemi një sistem energjitik që funksionon lehtësisht, një sistem infrastrukturor që vepron lehtësisht?! Problemi më i madh pastaj do vejë cili është legjislacioni dhe cili është implementimi i legjislacionit.

Malaj tha gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive e ndihmojnë ekonominë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/energjia-me-kosoven-malaj-shqiperia-duhet-ta-vendose-kusht-cdo-negocim-me-serbine

Recommended