Ora News - Ngjela: Shkëmbim territoresh me Serbinë nuk ka. Klinton dha 2 mld dollarë për Kosovën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se nuk mund të ketë shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Ngjela: 2 miliardë e gjysmë i dha Klinton, Jelsit për Kosovën. Doli dokumenti. E frenoi Jelcin sepse ishte problem i madh. Kush e mban sovranitetin e Kosovës sot? Parlamenti? Jo! Amerikanët çfarë bëjnë? Nuk kemi bërë luftë thanë. I dhanë të drejtën njësitë konsekuente për t'u tërhequr nga Jugosllavia. Juridikisht është kështu. Ndërrimi i territoreve, thonë e bën Thaçi. Thaçi nuk ka kompetencë.

Është republikë parlamentare. E ka një kompetencë formale. Pse flet? Sepse janë në hall. Si halli i këtyre tanëve sepse do të vendoset ligji në Shqipëri. Antikorrupsioni u ka marrë Kushtetutën. Këta bëjnë zhurmë se duan destabilitet të Ballkanit. Nuk ka destabilitet sepse këta vende janë në NATO. Si bëhet lufta këtu? Këta janë në aleancë. Shkëmbim territoresh nuk ka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngjela-shkembim-territoresh-me-serbine-nuk-ka-klinton-dha-2-mld-dollare-kosoven

Recommended