Dialogu me Serbine, Hoti jo shkembim territoresh
  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti shpalosi përpara akademikëve në Prishtinë, platformën e dialogut me Serbinë. Ai vetë do të jetë në krye të ekipit negociator të Kosovës. Platforma e qeverisë përjashton çdo diskutim të mundshëm për shkëmbim territoresh.
Sipas kryeministrit, marrëveshja me Serbinë do të arrihet vetëm brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe nuk do të pranohet krijimi i strukturave që shkojnë përtej institucioneve të vendit. Për marrëveshjen përfundimtare, Hoti veçon edhe një kusht.
Platforma parashikon po ashtu zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur të luftës. Kryeministri ka në plan edhe krijimin e një këshilli ekspertësh për dialog, ku do të ketë përfaqësues nga bota akademike dhe shoqëria civile, si dhe ngritjen e një komisioni parlamentar për dialog.
Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE u ndërprenë pas vendosjes së tatimit doganor me 100% për prodhimet serbe dhe boshnjake në Nëntor 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Javën e kaluar qeveria Hoti hoqi të gjitha këto masa për t?i hapur rrugë rinisjes së dialogut.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended