Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi në Paris: Jo ndarje e as krijim të “Republika Srpska”
  • 5 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, e cila sipas tij, do të ishte e modelit të Republika Srpska-s.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë me gazetarë në Paris, ku ka shkuar me ftesë të presidentit francez, Emmmauel Macron, për të marrë pjesë në ngjarjet që po zhvillohen për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka dhe nuk do të ketë në asnjë rrethanë ndarje, sikurse që nuk do të lejojmë që të themelojmë ndonjë model të asociacionit me elemente ekzekutive që nënkupton model të Republika Srspka-s sepse një nga kërkesat kryesore të Serbisë ka qenë bartja e pronave shtetërore te autoritetet lokale serbe. Një gjë të tillë nuk do të lejojmë.

Hashim Thaçi, president i Kosovës
Recommended