Report TV - Gjuzi: Meta të jap dorëheqjen sot! Rama të ulë në tryezë dialogu partitë, jo presidenti

  • 5 years ago
Deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mbledhë në tryezë partitë politike, sipas së cilit presidenti Meta ka dështuar në këtë aspekt. Gjuzi nga foltorja ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Meta sot, sepse për të, nesër do jetë shumë vonë.

"Sa iku kryeministri, ikën dhe socialistët. Fletë rrufe. Meta ke një shans, jepe dorëheqjen tani. Nesër është vonë. S'keni pasur personazhe që i keni dhuruar kaq shumë Ilir Metës. Nuk kthen përgjigje pse nuk u ngrit gjykata Kushtetuese, se ajo ia heq mandatin presidenti. Pse duhet të rrimë ne varë, si mund t'i bëjmë zgjedhjet kur në 21 bashki s'ka kandidat. Kryeministri t'i ftojë partitë politike në një tryezë", tha Gjuzi.

Recommended