Thaçi: Dialogu me Serbine, me nje unitet shembullor |Lajme-News
  • 4 years ago
Pas 30 orëve ballafaqim me akuzat në Hagë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shfaq i sigurtë në 3 momente të qëndrimeve të tij për atë që ndodhi.
?E para: siç e kam thënë edhe para se ta kapërceja pragun e gjykatës, historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe e shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe evropiane nuk mund të rishkruhet nga askush!
E dyta: ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet.
Dhe e treta: unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22-vjeçare?.
Në adresimin e tij për popullin e Kosovës, Thaçi pati edhe një mesazh për dialogun me Serbinë. Presidenti e vuri theksin tek të qenit unitar, njësoj si në Rambuje, Vienë dhe Bruksel.
?Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes qeverisë dhe opozitës. Por, njëkohësisht duhet t?i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vienë dhe në Bruksel?.
Hashim Thaçi u intervistua për 4 ditë në Hagë nga trupa e Prokurorisë Speciale. Për Presidentin e Kosovës pati një njoftim, sipas të cilit ndaj tij është gati akt-akuza për krime gjatë dhe pas luftës. Thaçi ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse akuza konfirmohet nga gjykata.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended